Maqedonia e Veriut luan ndeshjen e fundit në evropian ndaj Holandës, formacionet e mundshme

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Maqedonia e Veriut është për herë të parë pjesëmarrëse në një Kampionat Evropian.

Megjithatë ekipi përfaqësues i Maqedonisë së Veriut u eliminua e para nga Euro 2020 pas vetëm dy ndeshjeve.

Sot fqinjët tanë do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit, ku do të përballen me Holandën në Johan Cruijf Arena në Amsterdam.

Synimi kryesor i ballkanasve është të marrin një pikë historike në evropian pas dy humbjeve të para, edhe pse kundërshtari është shumë më i vështirë se Ukraina e Austria.

Ndërkohë Holanda ka siguruar kalimin nga grupi pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para.

‘Tulipanët’ e udhëhequr nga Frank De Boer kërkojnë edhe fitoren e tretë në grup për të kaluar tutje me bilanc të 100 për qind të fitoreve.

Dy trajnerët si De Boer i Holandës ashtu edhe Angelovski i Maqedonisë së Veriut pritet të bëjnë ndryshime në formacion për t’iu dhënë hapësira lojtarëve që ende nuk kanë luajtur.

Formacionet e mundshme:

HolandaStekelenburg; Timber, de Ligt, Ake; Dumfries, Wijnaldum, Gravenberch, Klaassen, Wijndal; de Jong, Malen

Maqedonia e VeriutDimitrievski; Bejtulai, Velkovski, Musliu; Nikolov, Bardhi, Ademi, Elmas, Alioski; Pandev, Trajkovski

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme