Maradona: Do të tregoj gjithçka që di për FIFA-n!

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Njëri prej njerëzve të futbollit që i thotë gjërat ashtu sic mendon, ani pse dikush cenohet është padyshim Maradona. Së fundi ai ka folur për FIFA-n.

Maradona mendon se FIFA nuk ka ndryshuar aspak me largimin e Blatter dhe se për të është mbushur kupa “do të tregoj gjithçka që di”.

Pas largimit të Sepp Blatter nga FIFA, i cili u akuzua për korrupsion, u mendua se gjithçka ndryshoi në FIFA – sidomos me emërimin e Gianni Infantinos.

Por, kështu nuk mendon legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona, i cili ka thënë se do të flasë për shkak se nuk po sheh ndryshime.

“Do të nis dhe të flas për gjërat që ka bërë FIFA, për gjërat që di unë”, tha Maradona.

“Që kur u larguan Blatter dhe Grondona… nuk ka ndryshuar asgjë në FIFA”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme