Maradona: Messi mund ta fitojë këtë botëror

Prishtinë | 30 Qer 2018 | 10:56 | Nga

Legjenda argjentinase ka thënë se gara është akoma në fazat e para dhe se asi i Barcelona akoma mundet të shkëlqejë në Rusi

Diego Maradona beson se Argjentina ka mundësi ta fitojë Kupën e Botës Rusia 2018 dhe se Lionel Messi akoma ka mundësi të jetë lojtari më i mirë i kësaj gare.

Argjentina kaloi fazën e grupeve me shumë mund, duke fituar krejt në fund 2-1 ndaj Nigerisë, për të marrë pozitën e dytë në grup.

Maradona, që ka fituar Kupën e Botës 1986, ndjen se kjo garë mund të shkruhet nga Messi, që të shtunën do të zbresë në fushë për përballjen Argjentinë-Francë.

“Natyrisht që kjo garë mund të jetë e Messi”.

“Ky është vetëm fillimi. Kampionati është ‘akoma në pelena’. Tash nisin ndeshjet e forta”.

“Skuadrat tash nisin të sulmojnë. Nuk kanë më mundësi të shmangen nga sulmi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme