Maradona ofendon rëndë Messin dhe kombëtaren e Argjentinës

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Humbja 2-0 e Argjentinës kundër Kolumbisë në debutimin e trajnerit Scaloni dhe të tijve në “Copa America” vazhdon të prodhojë kritika, komente dhe analiza të ndryshme. Në këtë “furtunë” nuk mund të mungonte Diego Armando Maradona, i cili reagoi përmes një mesazhi audio.

Albiceleste e fitoi trofeun e fundit të madh në vitin 1993, ndërsa grupi i tanishëm i lojtarëve, i kryesuar nga Lionel Messi, shpesh është kritikuar për dështimin në kompeticione të tilla. “Kjo të bën të mendosh se edhe Tonga (mbretëri polineziane me më tepër se 170 ishuj në Paqësorin e Jugut, shumë të pabanuar) mund të na mundë, – tha Maradona. – Ekziston një prestigj, që ne e kemi ndërtuar me shumë mund, duke marrë shumë goditje. Cila është fanella? Ju po ofendoni fanellën, “mother’s ****”! E mbani mend kur të gjithë dolëm në Peru, kur e thyen autobusin…? Çfarë ka mbetur nga të gjitha këto?”

Maradona është aktualisht në Buenos Aires, pasi u tërhoq nga detyra e trajnerit të Dorados në Meksikë. “Dora e Zotit” është kthyer në kryeqytetin argjentinas për arsye mjekësore. Ai do t’iu nështrohet dy operacioneve.

Të ngjashme