Maradona sulmon ashpër ekipin e Argjentinës

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 12:47 | Nga

Diego Maradona gjithmonë ka ditur si të bëhet pretagonist me komentet e tij.

Këtë rradhë ai duket se ende nuk e ka harruar eliminimn e Argjentinës në fazën e 1/8 dhe paraqitjen e dobët të bërë në këtë Botëror.

Maradona u kthye për të përjashtuar Messin nga kritikat e tij ndaj ekipit të Argjentinës.

“Ata e donin Leon për të zgjidhur të gjitha problemet. Në fakt, me ato pasime të Biglia, apo Enzo Perez, ai u kthye si një karrocë dore në kalldrëm”, – tha “Dora e Zotit” në programin e tij “Telesur”, nga Venezuela.

Pastaj, ai nuk kurseu drejtuesit e Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA).

“Historia shkon përmes cilësisë së udhëheqësve. Argjentina nuk po bën dot një ekip konkurrues, edhe pse ka mjaft lojtarë që dinë të luajnë mirë futboll. Unë marr shembull Davor Suker, të cilin e kisha partner te Sevilla.”

“Ai drejton Federatën e Futbollit të Kroacisë dhe ka një marrëdhënie të jashtëzakonshme me lojtarët. Ata kanë një ekip të përgatitur për të dhënë gjithçka në fushë dhe janë në finale të Botërorit”, – shtoi Maradona, transmeton “Albeu”.

Më në fund, ai u ndal tek emri i Jorge Sampaolit, ende trajner i ekipit kombëtar të Argjentinës, të cilin e quajti “lojtar shahu” për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme të sistemit të lojës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme