Marash Kumbulla pëlqehet nga Sevilla, Monchi do të fillojë bisedimet me Romën

Prishtinë | 03 Nën 2021 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Drejtori sportivi i Sevillas, Monchi, është shumë e interesuar për qendërmbrojtësin e ri shqiptar, Marash Kumbulla, të cilin ata e shohin si një zëvendësues perfekt për Jules Kounde.

Sipas EstadioDeportivo, Monchi ka një sy te ish klubi ku ai drejtonte, ndërsa Kumbulla është një futbollist që e ka ndjekur prej disa sezonesh.

Mourinho e ka hedhur në treg dhe Sevilla do të përpiqet të përfitojë nga kjo mundësi për ta marr me një çmim shumë më të ulët.

Kumbulla erdhi në kryeqytetin italian erdhi për 26.5 milionë euro.

Sevilla ka në skuadër njërin prej mbrojtsëve më perspektiv në Evropë, Jules Kunde, i cili kërkohet nga shumë klub.

Marash Kumbulla është një lojtar shumë interesant dhe mendojnë se ai mund ta zëvendësojë në mënyrë perfekte mbrojtësin francez.

Të ngjashme