Marca: Ronaldo nga janari do të luajë për Al-Nassr

Prishtinë | 05 Dhj 2022 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo do të luajë për Al-Nassr nga 1 janari.

Ronaldo do të nënshkruajë kontratë me skuadrën saudite, për dy sezone e gjysmë, raporton Marca, transmeton Klankosova.tv.

Sulmuesi i dha fund lidhjes me Manchester United dy ditë para se të niste pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit, duke qenë në gjendje të negocionte me çdo skuadër, ku Al-Nassr ishte që shfaqi më shumë interes që në fillim.

Kontrata, përveç shumës së madhe është e rrethuar nga stimuj ekonomikë nëpërmjet reklamave, të cilat do ta vendosin portugezin si atletin më të paguar në botë.

Paga në total e CR7 me Al-Nassr do të jetë afër 200 milionë euro në sezon.

Messi, Neymar te PSG janë që fitojnë shumë, por 75 dhe 70 milionët e tyre që fitojnë në sezon janë shumë larg asaj që do të marrë Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite.

Edhe duke rishikuar listën e më të paguarve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të gjithë mbeten shumë larg parave të premtuara për portugezin.

Të ngjashme