Marcelo i përlotur largohet nga Reali

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i krahut të majtë, braziliani Marcelo është përshëndetur me lot në sy nga skuadra e Real Madridit. Ai të hënën në konferencën lamtumirëse nuk ka arritur të përmbahet nga emocionet, duke falënderuar të gjithë për përkrahjen gjatë kësaj kohe.

Marcelo po largohet nga Reali në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata. Në fakt, ai po largohet si lojtari më i suksesshëm pasi me fanellën e ekipit madrilen ka fituar çdo trofe të mundshëm në nivel klubesh.

Përgjatë 16 sezoneve në “Santiago Bernabeu”, Marcelo ka fituar në total 25 trofe përfshirë gjashtë tituj kampioni në La Liga dhe pesë trofe të Ligës së Kampionëve.

“Faleminderit për gjithë, shokët e skuadrës, trajnerët por mbi të gjitha edhe për njerëzit tjerë që punojnë në klub. Kur u largova nga Brazili, kisha në mendje të luaja në Ligën e Kampionëve. Dhe, sot largohem nga këtu si lojtari me më së shumti trofe në historinë e klubit më të madh në botë”, tha Marcelo 34-vje, tha Marcelo 34-vjeçar i përlotur.

Ndërkohë, presidenti i Realit, Florentino Perez e quajti Marcelon legjendë të klubit.

Të ngjashme