Marcelo merr ofertë edhe nga klubi i njohur gjerman

Prishtinë | 27 Gus 2022 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Marcelo ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, derisa për të kanë shprehur interesim disa klube.

Mbrojtësi brazilian mbeti futbollist i lirë këtë verë, pasi kontrata e tij me Real Madridin skadoi më 30 qershor, transmeton Gazeta Express.

Marcelo, që luajti në 16 sezonet e fundit te “Los Blancos”, ende nuk ka nënshkruar me klub të ri.

“FootMercato” ka raportuar se 34-vjeçari se fundi ka marrë një ofertë edhe nga Bayer Leverkuseni, por që detaje tjera nuk janë zbuluar ende.

Për mbrojtësin e krahut të majtë më herët është raportuar se edhe Monza i ka ofruar një kontratë, si dhe Nice.

Fenerbahçe e Milan janë gjithashtu disa nga klubet që janë përmendur si destinacione të mundshme të Marcelos. 

Të ngjashme