Marcelo, ndërmjetësues i transferimit të Neymarit te Real Madridi

Prishtinë | 10 Nën 2017 | 09:06 | Nga

Mbrojtësi brazilian, Marcelo është duke punuar si ndërmjetës për të ndihmuar negociatat me yllin e PSG-së, Neymar për tu transferuar te Real Madridi.

U pretendua gjithmonë nga mediat evropiane se Neymari do të përdorte PSG-në si një hap të ndërmjetëm për t’u bashkuar me Realin nga Barcelona.

Dhe tani po del se planet afatgjata mund të sjellin diçka të tillë me Neymarin tashmë të pazgjidhur në Paris pas vetëm dy muajsh që nga rekordi i tij botëror për transferime prej 222 milionë euro.

Presidenti i Realit, Florentino Perez ka zhvilluar bisedime me babain e Neymarit në dy javët e fundit për të arritur shpejtësinë në situatën e lojtarit.

Sipas mediumit britanik The Guardian, Perez është njoftuar edhe nga Marcelo se Neymari ka pakënaqësi në klubin parisien.

Pretendohet se Marcelo i ka transmetuar presidentit të tij se Neymar është lodhur nga menaxhimi i trajnerit, Unai Emery dhe gjithashtu nuk është duke shijuar qytetin mbresëlënës të Parisit.

Ky zbulim arrin vetëm një ditë pasi mbrojtësi i Realit, Sergio Ramos deklaroi se: “ne dëshirojmë të kemi më të mirët dhe Neymar është njëri nga ta, ndoshta ai e sheh pak më të lehtë duke kaluar te PSG më parë se nga Barça në Madrid direkt”.

Perez ka kërkuar shumë kohë që Neymarin ta sjellë te Mbretërit pasi nuk ka nënshkruar me atë si një lojtar i ri në vitin 2006 pavarësisht nga braziliani që vizitoi klubin për prova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme