Marcelo: Nuk dua të largohem

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Marcelo nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi. Ai ka bërë 505 paraqitje në të gjitha garat qe nga viti 2006, ka shënuar 37 gola.

Që kur Cristiano Ronaldo është larguar nga Reali në vitin 2018, janë shpikur shumë lajme se portugezi e do në Torino edhe shokun e ngushtë, Marcelon.

Megjithatë, në Instagram nga karantina e tij, Marcelo ka zbuluar shumë gjëra dhe ka përsëritur dëshirën për ta veshur edhe më tutje fanellën e bardhë.

“Kam dëgjuar tash e dy vite se kam nënshkruar me Juve, se tashmë e kam veshur fanellën e Juves dhe që s’mund të jetoj pa Cristiano … Njerëzit shpikin shumë gjëra. Unë mendoj se është mirë që disa tifozë të Juve u ka pëlqyer kjo ide”, tha Marcelo.

“Unë nuk dua të largohem dhe mendoj se Madridi nuk do të më lejonte”.

“Këtu jam shumë mirë. Meqenëse kam ardhur këtu me familjen time, kam një histori të jashtëzakonshme. Nuk e di nëse është e vërtetë që Juve më duan vërtet”.

Marcelo është pjesë e Realit që nga viti 2006.

Ai ka bërë 505 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar 37 gola. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme