Marcelo: Nuk na mungon vetëm Ronaldo

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 10:49 | Nga

Marcelo ka insistuar duke thënë se nuk i mungon Realit vetëm Cristiano Ronaldo, pasi e ka përmendur Zinedine Zidane dhe Raulin.

Ronaldo u largua nga Real Madridi gjatë kësaj vere, për të shkuar te Juventusi pas nëntë vjetëve të suksesshme në “Bernabeu”, transmeton Gazeta Express.

“Mendoj se tifozët shpesh e kujtojnë Raulin, Zidanin…Jo vetëm Cristianon”.

“Barazimi është pak dëshpërues. Ne shpresuam për një rezultat më të mirë, që do të ishte fitorja”.

Real Madrid ka barazuar 1-1 ndaj Athletic Bilbaos në javën e katërt të La Ligas, të shtunën në “San Mames”.

Skuadra e Julen Lopeteguit është ndalur nga klubi bask, pas tri fitoreve radhazi në këtë stinor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme