Marcelo rrezikon burgimin

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 16:03 | Nga

Mbrojtësi i Real Madridit ka marrë një “shuplakë” të fortë ditëve të fundit.

Braziliani 30 vjeçar rrezikon një dënim me burgim prej gjashtë mujash, dhe një dënim 750.000 eurosh.

Kjo marrëveshje vjen për të zgjidhur një rast lidhur me shmangien tatimore me të cilën ngarkohet Marcelo.

Reprezentuesi brazilian do të paraqitet të enjten para gjykatës, ku do të tentoj ta zvogëloj dënimin që ka marrë dhe ta shmangë burgimin, shkruan goal.com.

Marcelo u akuzua për shmangien e pagesës prej 1 milionë eurosh pas transferimit të të drejtave të tij të imazhit, në një kompani uruguaiane të quajtur Birsen Trade SA, të cilën ai e përdori për të shmangur pagesën e tatimit në thesarin spanjoll.

Nuk është hera e parë që ballafaqohet me këso akuzash, pasi që në vitet 2011 dhe 2012, pati pothuajse rast identik për shkak të shmangies për pagesën e 100,476 euro dhe 101,615 euro. Atëherë ky rast ishte zgjedhur nga gjykata në mënyrë administrative duke marrë një dënim prej 150,000 eurosh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme