Marcelo seriozisht shqyrton largimin nga Real

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i majtë i Real Madrid, Marcelo, po llogaritë që të largohet nga ky klub.

Braziliani të hënën është takuar me drejtorin menaxhues të klubit për të diskutuar të ardhmen e tij, shkruan Cope, transmeton Klan Kosova.

Ai është i frustruar më situatën te Los Blancos dhe është i gatshëm që të largohet në verë nëse gjërat përbrenda nuk ndryshojnë.

Kontrata e tij me Realin skadon në vitin 2022. Së fundmi Marcelo ka pasur probleme me lëndime ku dhe është kritikuar nga tifozët dhe mediat.

Derisa Cristiano Ronaldo është duke provuar që ta marrë në Juventus, braziliani të hënën ka takuar drejtorin menaxhues, Jose Angel Sanchez për të folur rreth se ardhmes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme