Marco Reus, lojtari që nuk është rrëzuar nga lëndimet

Prishtinë | 16 Dhj 2018 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

I refuzuar nga klubi i qytetit të tij, pasi ishte shumë i vogël dhe një karrierë e penguar nga një seri lëndimesh, e bëjnë gjermanin Marco Reus si lojtarin më elastik në botën e futbollit.

Pavarësisht talentit të tij të pamohueshëm, Reus është penguar nga lëndimet, por asnjëherë nuk është dorëzuar.

“Nëse Marco Reus nuk do të kishte ndonjë lëndim, ai do të ishte njëri prej tre lojtarëve më të mirë në botë”, ka thënë ish-futbollisti dhe tash eksperti i Bundesligës, Lutz Pfannenstiel.

Prejse është kthyer nga botërori “Rusia 2018”, ku Gjermania pati paraqitje shumë të dobëta duke u eliminuar në fazën e grupeve, Reus po shijon një edicion fantastik. Ai ka shënuar 12 gola në 21 paraqitje deri më tash, rekord që ka inspiruar Borussia Dortmundin të jetë e para në Bundesligë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme