Maria Sharapova i jep fund karrierës në tenis

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Kampionia e pesëfishtë e Grand Slamit, Maria Sharapova i ka dhënë fund karrierës së saj në tenis, në moshën 32 vjeçare.

Sharapova ka thënë se trupi i saj i “është bërë pengës” për shkak të lëndimeve të shumta në krah.

Rusja ka fituar Grand Slam e par të saj në Wimbledon në 2004-ën kur ishte vetëm 17 vjeçare ndërsa të pestin dhe të fundit të saj e fitoi në Franca Open në 2012-ën.

Në vitin 2016, asaj ju ndalu tenisi për 15 muaj pasi doli pozitive në meldonium, raporton BBC.

Gjatë njoftimit për pensionim , ajo tha: “Jam e re në këtë, kështu që më falni. Tenis, unë të them lamtumirë”.

Të ngjashme