Mariappa lojtari i Watfordit që ka rezultuar pozitiv me Coronavirus

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Watfordit, Adrian Mariappa, ka konfirmuar se ai ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Watfordi të martën ka njoftuar se tre persona kanë dal pozitiv me COVID-19, një lojtar dhe dy anëtarë të stafit.

Qendërmbrojtësi Mariappa ka konfirmuar se ai është lojtari që është infektuar me koronavirus.

“Që kur kam dal pozitiv të martën, po mundohem ta kuptoj se ku jam infektuar me koronavirus. Ishte befasi e madhe pasi jam larguar shumë pak nga shtëpia. Kam dal vetëm në stërvitje dhe në ecje me fëmijët. Shumicën e kohës kam qenë në shtëpi. Stili im i jetës ka qenë shumë i qetë, nuk kishte festa, kështu që nuk e di ku jam infektuar”, thotë Mariappa.

Të ngjashme