”Mariners” lëshon ultimatum për Bolt

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Usain Bolt duhet të presë për t’u bërë futbollist profesionist. Rekordmeni botëror i garave 100 dhe 200 m për momentin po stërvitet me ”Mariners” në Australi, madje ka shënuar edhe dy golat e tij të parë me këtë skuadër në miqësore, por duket se raportet mes drejtuesve të klubit australian dhe menaxherit të Bolt, Ricky Simms, janë acaruar disi.

Shkak për këtë është bërë diferenca që ekziston mes ofertës së bërë nga ”Mariners” për Bolt dhe kërkesës së këtij të fundit, i cili duket se ka kërkuar një pagesë të konsiderueshme, njofton Klan Kosova.

Sipas ”Mariners”, nëse një palë e tretë nuk kontribuon financiarisht në skuadër, për të do të jetë e vështirë që të plotësojë pretendimet e Bolt.

Duke parë këtë situatë, klubi australian mori vendimin për të pezulluar përkohësisht Bolt, në mënyrë që skuadra të mos humbasë përqendrimin në prag të ndeshjes së javës së dytë të kampionatit. Nëpërmjet një komunikate, ”Mariners” i ka bërë një ultimatum xhamajkanit.

”Për të evituar çdo shpërqendrim të skuadrës për ndeshjen ndaj Melbourne City, Usain Bolt nuk do të marrë pjesë në stërvitje gjatë kësaj jave, – theksohet në komunikatën e ”Mariners”. – Ai do të ribashkohet me grupin vetëm pasi të ketë nënshkruar një kontratë me klubin”, shkruan Supersport, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme