Marjan Ilievski emërohet trajner i KB Rahovecit

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Basketbollit Rahoveci, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin e njohur nga Maqedonia, Marjan Ilievski, i cili do ta drejtojë skuadrën deri në fund të edicionit.

Trajneri 44 vjeçar është emër i njohur në basketboll, veçanërisht në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“I njëjti, vite më parë ka drejtuar suksesshëm Prishtinën drejt titujve, ndërsa edicionet e fundit i ka zhvilluar në Maqedoni, ku po ashtu është shpallur kampion i Ballkan Ligës me skuadrën Blokotehna”.

“Ilievski të hënën do ta zhvillojë stërvitjen e parë me KB Rahovecin, ndërsa të mërkurën e pret ballafaqimi i parë në Ballkan Ligë, ndaj skuadrës Ibar Rozhaj, qe zhvillohet në palestrën ‘Mizahir Isma’”.

Të ngjashme