Mark Marquez pëson aksident të rrezikshëm, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Prishtinë | 20 Mar 2022 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Garuesi i MotoGP, Marc Marquez pas rënies që pësoi, tha se është mirë.

Marc Marquez pësoi një rënie të fortë, gjatë garës indoneziane të MotoGP, e cila e detyroi spanjollin të marrë ndihmën mjekësore.

“Jam mirë, pak i tronditur, por mirë”, ishin fjalët e Marquez, transmeton lajmi.net.

Ai u kthye pas vizitës së mjekut, por pas vendimit të përbashkët të ekipit të tij dhe mjekëve ai zgjodhi të mos garojë.

“Kam qenë në spitalin lokal, megjithëse nuk kam pasur probleme serioze kemi vendosur të mos garojmë”, vazhdoi ai.

Marquez është një nga garuesit më të suksesshëm me motoçikleta dhe është tetë herë fitues i Kampionatit Botëror të MotoGP-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme