Marku u motivua para meçit me këngën për Tërnocin

Prishtinë | 23 Shk 2021 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Një këngë lufte kushtuar Tërnocit ka motivuar boksierin shqiptar Florian Marku para përballjes që ai pati të shtunën me britanikun Rylan Charlton në Angli.

Marku fitoi bindshëm duelin në kategorinë velter duke detyruar kundërshtarin të dorëzohej në raundin e tetë.

Ajo ishte fitorja e tetë nga nëntë duele sa ka Marku në boksin profesionist. Ka edhe një barazim.

Të mërkurën Marku ka ndarë një video të momenteve pak para se të futej në ring. Aty dëgjohet kënga për Tërnocin me një nga fjalitë e tekstit “Se po na pret gjithë vendi shpresë”.

“Në dhomat e zhveshjes para ndeshjes. Kështu përgatitem për në ring”, ka shkruar Marku.

Të ngjashme