Maroku në çerekfinale të Kupës së Botës, Spanja dështon keq në penallti

Prishtinë | 06 Dhj 2022 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar sfida maratonike e 1/8 së finales ndërmjet Marokut dhe Spanjës në Botërorin “Katar 2022”.

Maroku ka shkaktuar befasinë e madhe në këtë fazë të garës.

Marokenët kanë shënuar fitore pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3-0.

Portieri Bono arriti priti penalltitë e Carlos Soler dhe Serbio Busquets, ndërsa Pablo Sarabia qëlloi shtyllën.

Koha e rregullt kishte përfunduar pa gola, dhe njëjtë mbeti edhe pas vazhdimeve, 0-0.

Maroku tani në çerekfinale do të takohet me fituesin e ndeshjes Portugali – Zvicër e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme