Maroku trondit Belgjikën “favorite”, e mund 2:0 në një sfidë dramatike

Prishtinë | 27 Nën 2022 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Maroku ka shijuar fitoren e parë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Maroku mundi Belgjikën, me rezultat 0-2, të dielën në kuadër të Grupit F, duke bërë hapin e madh në garën për të kaluar në rundin tjetër të garave në këtë Botëror.

Pjesëloja e parë mes këtyre dy skuadrave, ka dhuruar një ndeshje dinamike dhe tejet interesante.

Maroku përmes Ziyech gjeti rrugën e golit, por ky gol u anulua pas rishikimit të VAR-it.

Edhe fraksioni i dytë, ka prodhuar një ndeshje të fortë dhe dramatike.

Ishte Sabiri (73’), shënoi e epërsisë për Marokun, derisa Aboukhlal (90+2’), i dha goditjen nokautit belgëve duke dyfishuar avantazhin për Marokun, skuadër kjo që tani kryeson Grupin F me katër pikë, një më shumë së Belgjika, derisa ndeshja Kroaci-Kanada do të luhet prej orës 17:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme