Marotta: Bonucci dëshiron të rikthehet në Juve

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 08:39 | Nga

Giuseppe Marotta e ka konfirmuar interesimin e Juventusit për rikthimin e Leonardo Bonuccit nga Milani.

Marotta ka bërë të ditur se kapiteni i “Rossonerëve” dëshiron të rikthehet te ish-skuadra e tij.

“Leonardo Bonucci, dëshiron të rikthehet në Juventus, ne duam t’ia plotësojmë dëshirën, por nuk është e lehtë”, deklaroi Marotta për mediat italiane.

Juventus dhe Milan do të zhvillojnë negociata të reja sonte gjatë shortit të stinorit të ri në Serie A.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme