Marotta: Oferta e Interit për Lukakun ishte fer

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Shefi ekzekutiv  i Interit, Giuseppe Marotta, ka thënë se shuma që ata e kanë ofruar për Ronelu Lukakun ka qenë e denjë.

Marotta gjithashtu ka lënë të kuptohet që Zikaltrit nuk do ta stërpaguajnë Manchester United-in në mënyrë që t’i sigurojnë shërbimet e belgut.

“Kemi bërë një ofertë që ishte fer dhe e rëndësishme, duke e respektuar vlerën e lojtarit. Do ta përcjellim situatën, por nuk mendoj që dua ta humb ekuilibrin”, ka thënë Marotta për Sky Sports.

“Jemi të kujdesshëm që t’i vlerësojmë mundësitë bazuar në kapacitetet financiare dhe ekonomike. Sidoqoftë, ne duhet që t’i respektojmë parametrat e Fair Play-t Financiar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme