Marotta tregon si e transferuan Ronaldon

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 12:52 | Nga

Giuseppe Marotta, ka shuar disa kureshtje në lidhje me këtë transferim dhe si arriti të realizohej blerja e Cristiano Ronaldos nga Juventus.

Zyrtarizimi i Ronaldos tek klubi i Juventus po shihet si një trofe i madh në Itali dhe të gjithë po flasin për këtë çështje.

Së fundmi edhe bashkëthemeluesi i Juventus, Giuseppe Marotta, ka shuar disa kureshtje në lidhje me këtë transferim dhe si arriti të realizohej.

Marotta ka deklaruar se e gjitha kishte filluar me Joao Cancelon, mbrojtësin portugez që iu bashkua Juves javë më parë.

Marotta ka luajtur rol kyç në transferimin e Ronaldon në Juventus për 112 milionë euro si menaxher i përgjithshëm, dhe tani tregon se ishte zgjedhja e portugezit t’i bashkohej bardh e zinjve.

“Ishte një performance e jashtëzakonshme ekipore. Jam i lumtur, shumë i lumtur”, tha 61-vjeçari për Corriere della Sera, transmeton “Albeu”.

“Protagonistët e vërtetë e këtij ekipi janë lojtarët dhe aksionarët e Juventusit. Cristiano Ronaldo ishte i pari që besoi në këtë marrëveshje, i pari që e nisi. Ai e zgjodhi Juventusin”, zbuloi Marotta.

Ai tregoi se aksionarët e kampionit italian kishin vendosur ta mbështesnin klubin në operacionin Ronaldo menjëherë pasi që e kishin kuptuar se pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të arrihej.

“Kur e kuptuam se mund ta shfrytëzojmë këtë rast, aksionarët u pajtuan ta përkrahin klubin. Insistoj, ka qenë performancë e jashtëzakonshme ekipore. E gjitha nisi kur negociuam për Cancelon, i cili e ka agjentin e njëjtë si Ronaldo, Jorge Mendes”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme