Marquez i shqetësuar me performancat e Honda në testet e Katarit

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Moto GP, Marc Marquez, është shprehur i shqetësuar me performancat e motoçikletës së Honda në Katar në kuadër të parapërgatitijeve për Grand Prixin që zhvillohet po në këtë vend.

Megjithëse Marquez nuk ka fituar në ndonjë garë në Katar prej vitit 2016, ai gjithmonë ka përfunduar në pesë më të mirët e kësaj gare.

Shqetësimet e pilotit linden menjëherë pas kësaj performance të dobët dhe ai nuk fshehu frustrimin e tij edhe kur dha komentet e para pas testeve.

“Jam i shqetësuar për shkak se dua që vetura të jetë shumë e shpejt, në secilën pistë. Por është e vërtetë që në këtë pistë ne jemi të shqetësuar” ka thënë Marquez, transmeton lajmi.net.

“Kemi disa problem të gjithë pilotët e Hondas, të cilat po tentojmë t’i analizojmë dhe t’i zgjidhim. P.sh. Crutchlov ishte ngasësi më i shpejtë këtu por tani po has shumë vështirësi. Ne po punojmë shumë të jemi të qëndrueshëm’’, u shpreh 27-vjeçari spanjoll.

Grand Prixi i ardhshëm për Marquezin me rivalët e tij do të jetë ai i Katarit që fillon me 6 mars në orën 16:00, me çka pritet të jetë një garë e ashpër për një vend në podium.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme