Marquez triumfon në Barcelonë, Lorenzo bën diferencën në garë

Prishtinë | 16 Qer 2019 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Marc Marquez ka triumfuar në çmimin e madh të Barcelonës, që ishte i shtati për këtë Botëror në Moto Grand Prix.

Piloti spanjoll i Hondas e kaloi i pari vijën e finishit, duke i paraprirë francezit Fabio Quartararo të Yamahas dhe Danilo Petrucciit të Ducatit.

Vendi i katërt në këtë garë i takoi pilotit Alex Rins, i cili bëri një garë të jashtëzakonshme.

Kjo fitore e Marquez erdhi falë një gabimi të rëndë të Jorge Lorenzos, gabim që nxori nga gara që në xhirot e para tre protagonistë të rëndësishëm: Andrea Dovizioson, Valentino Rossin dhe Maverick Vinales, përcjell lajmi.net.

Spanjolli nuk arriti ta kontrollonte motorin e tij në kthesë në xhiron e dytë, duke përfshirë në aksident edhe tre pilotët e tjerë, që u detyruan të tërhiqeshin, duke bërë kështu diferencën e madhe në këtë garë interesante.

Marquez me këtë sukses në Barcelonë arrin të kryesojë bindshëm me 140 pikë, për tu shkëputur ndjeshëm nga Dovizioso, i cili mbetet me 103 pikë, 2 pikë më shumë se Rins. 

Të ngjashme