Marrëveshja shumë afër, Cavani drejt transferimit te Atletico

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Edinson Cavani do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të sezonit si futbollist i lirë.

Sulmuesi uruguaian është pjesë e kampionëve të ri të Francës që shtatë vite dhe tani do të largohet nga Par de Princes.

Kontrata e Cavanit me Paris Saint Germain skadon më 30 qershor të këtij viti dhe sulmuesi është i lirë të largohet me parametra zero.

E ardhmja e uruguaianit si duket do të jetë në elitën e futbollit spanjoll La Liga.

Diego Simeone prej kohësh e kërkon lojtarin pasi Cavani i përshtatet mjaftë shumë skemave të argjentinasit te Atletico.

Marca ka raportuar se marrëveshja mes palëve duket shumë afër, pasi Atletico i ka bërë një ofertë shumë të mirë Cavanit.

Los Colchoneros i kanë ofruar kontratë dy vjeçare sulmuesit uruguaian me pagë vjetore prej gjashtë milionë eurove në sezon.

Kjo ofertë e ka tunduar 33-vjeçarin i cili është i destinuar t’i bashkohet madrilenëve.

Të ngjashme