Marseille e Beshiktashi në garë për Durmishin

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Olympique Marseille dhe Beshiktashi raportohet se kanë hyrë në garë për transferimin e mbrojtësit shqiptar të Lazios, Riza Durmishi.

Reprezentuesi danez kaloi te Lazio një vit më herët, por u paraqit në vetëm 19 ndeshje.

Ai pati disa probleme me lëndime dhe pritet të largohet në formë huazimi nga Italia.

Sipas “L’Equipe” në Francë, Marseille po e vëzhgon situatën e lojtarit dhe është gati për të bërë ofertë. Ndërsa gazeta “Il Messaggero” raporton se Beshiktashi është në bisedime tashmë për të huazuar Durmishin me obligim për blerje në fund të sezonit për 8 milionë euro.

25-vjeçari ka pasur dy vjet të suksesshme në Spanjë me Real Betisin para kalimit te Lazio. Te romakët ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme