Marseille pas Niangut

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Olympique Marseille ka shprehur interesim për sulmuesin e Rennesit, M’Baye Niang, përcjellë të enjten e përditshmja franceze “L’Equipe”.

Mësohet se drejtuesit e Marseillet tashmë kanë nisur negociatat me Rennesin, pasi Niang ka kërkuar largimin nga ekipi në fund të këtij edicioni. Për transferimin e Niangut, Marseille është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 30 milionë euro.

Niang 25-vjeçar, këtë edicion ka shënuar 14 gola në 34 ndeshje në të gjitha garat te Rennesi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.

Të ngjashme