Marseille shkarkon trajnerin Villas-Boas

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Portugezi Andre Villas-Boas më nuk është trajner i skuadrës franceze Olympique Marseille.

Skuadra franceze njoftoi në sajtin zyrtar të martën për shkarkimin e Villas-Boasit. Në njoftim thuhet se shkarkimi i trajnerit ishte i pashmangshëm duke pasur parasysh veprimet dhe qëndrimet e tij që kanë dëmtuar dukshëm klubit.

Villas-Boas në konferencën e fundit për shtyp, deklaroi se kishte ofruar dorëheqjen nga posti i trajnerit për shkak se nuk ishte pajtuar me politikën e transferimeve të klubit.

“Olympique de Marseille njofton shkarkimin e Andre Villas-Boasit. Ky vendim ishte i pashmangshëm duke pasur parasysh veprimet dhe qëndrimet e fundit dhe të përsëritura që kanë dëmtuar seriozisht Marseillen dhe punonjësit e tij, të cilët i përkushtohen asaj çdo ditë. Vërejtjet e bëra sot gjatë një konference për shtyp në lidhje me Pablo Longoria, menaxherin e përgjithshëm të ngarkuar me futbollin, janë të papranueshme”, thuhet në njoftimin e klubit francez.

Villas-Boas kishte marrë drejtimin e Marseilles para fillimit të sezonit 2019/20 dhe kishte kontratë deri në fund të këtij edicioni.

Të ngjashme