Martial dhe Seri, dëshirat e mëdha të Chelseat

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 09:00 | Nga

Klubi anglez, Chelsea, ka etiketuar dyshen Anthony Martial dhe Jean Micheal Seri, si objektivat e mëdha të afatit kalimtar veror të transferimeve.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Blutë po hartojnë një listë të shkurtër të nënshkrimeve potenciale për t’i paraqitur pasardhësit të Antonio Contes.

Chelsea është gati të provojë vendosmërinë e Manchester Unitedit me një ofertë për sulmuesin francez, Martial.

Blutë gjithashtu janë në diskutim mbi transferimin e mesfushorit të gjithanshëm të Nice, Seri, i cili është pëlqehet shumë nga drejtuesit e ekipit londinez.

Megjithatë, transferimi i kësaj dyshe do të jetë i vështirë, pasi shumë skuadra si Arsenali dhe Unitedi kanë shprehur interesim për mesfushorin, ndërsa Martial ka edhe më shumë skuadra pas vete.

Një nga ankesat më të mëdha të Contes me bordin e Chelseat ka qenë mungesa e tij e kontrollit mbi objektivat e transferimeve të klubit.

Por, duket se hierarkia nuk është e gatshme të heqë dorë nga ndonjë prej pushteteve t të tyre mbi nënshkrimet.

Edhe në këtë afat kalimtar drejtuesit e klubit duan ta udhëheqin vet ‘merkaton’ dhe varësisht nga trajneri i ri, ata do t’i kryejnë vet transferimet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme