Martiali vendos përfundimisht për të ardhmen

Prishtinë | 22 Gus 2018 | 09:20 | Nga

Përfaqësuesi francez Anthony Martial ka vendosur përfundimisht të qëndrojë në “Old Trafford”, edhe pse nuk është ndër të preferuarit e trajnerit Jose Mourinho.

Anthony Martial dëshiron ta dëshmojë veten në Manchester United nën udhëheqjen e Jose Mourinhos, midis spekulimeve se do të largohet nga “Old Trafford” këtë verë, shkruan Sun, përcjell Express.

Përfaqësuesi francez nuk ishte pjesë e Kupës së Botës në Rusi këtë vit, për shkak të paraqitjeve të mangëta për “Djajtë e kuq” nën udhëheqjen e portugezit, dhe si rrjedhojë është lidhur ngushtë me një largim të mundshëm nga klubi këta afat kalimtar veror.

22-vjeçari, megjithatë, tani synon të zërë vend si titullar në Teatrin e Ëndrrave, edhe pse përballet me konkurrencë shumë të fortë nga Aleis Sanchez dhe dyshja angleze Marucs Rashford dhe Jesse Lingard.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme