Martinezit i hiqet klauzola e 111 milionë eurove

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Lautaro Martinez është pajtuar me kontratën e re nga Interi, ndërsa do t’i hiqet klauzola e lirimit prej 111 milionë eurove.

23-vjeçari dhe përfaqësuesit e tij kanë qenë tash e disa ditë në takime me hierarkinë e klubit dhe është vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij.

Kontrata që i përfundonte në vitin 2023, tani do ta lidhë atë me klubin deri në vitin 2024.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se ai do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon, dyfishin e asaj që e ka marrë deri tani me “nerazzurrët”.

Për Lautaro Martinezin janë interesuar një numër i madh i ekipeve evropiane, prej tyre edhe Barcelona dhe Paris Saint-Germaini.

Të ngjashme