Martohet Messi, dasma e mbushur me futbollistë

Prishtinë | 01 Kor 2017 | 14:42 | Nga

Ylli i futbollit, i Barcelonës dhe ekipit kombëtar të Argjentinës, Lionel Messi, martohet në qytetin Rosario me Antonella Roccuzzo, me të cilën ai kishte një lidhje prej një kohe të gjatë.

Messi dhe Antonella janë martuar me një dasmë të zhvilluar në një hotel në qytetin Rosario i cili është qyteti i vendlindjes së çiftit dhe i cili është afërsisht 300 km nga kryeqyteti i Argjentinës, Buenos Aires. Messi në ceremoninë e celebrimit ka qenë i shoqëruar nga tre vëllezërit, ndërsa Antonella nga dy motrat. Pas celebrimit Messi dhe Antonella kanë dalë para në hyrjen e hotelit duke pozuar për median ku Antonella ka patur në dorë certifikatën e martesës.

Ndër të tjera bëhet e ditur se për dasmën kanë qenë të akredituar 150 punonjës të mediave, të cilët nuk janë lejuar të marrin pamje gjatë celebrimit dhe dasmës.

Në dasmën ku kanë marrë pjesë afërsisht 250 të ftuar bëhet e ditur se merrnin pjesë shumë futbollistë si Gerard Pique, Jordi Alba, Cesc Fabregas, Neymar, Dani Alves, Angel Di Maria, Sergio Agüero, Gonzalo Higuain, Ezequiel Lavezzi dhe Pablo Zabaleta, Xavi Hernandez, Carles Puyol dhe Samuel Eto, të cilët nuk e kanë lënë vetëm Messin në këtë ditë të lumtur të tij.

Ndër të tjera ka tërhequr vëmendjen se Antonella në dasmë ka preferuar të veshë një fustan të përgatitur nga stilistja nga Barcelona Rosa Clara, dhe Messi kostumin Giorgio Armani.

Messi dhe Antonella nga të ftuarit kanë kërkuar që dhuratat e dasmës t’i dhurojnë si ndihmë për fondacionin “Techo” i cili kryen punime për të pastrehët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme