Masa të reja në Gjermani, Dortmundi ia rikthen paratë tifozëve për biletat e shitura

Prishtinë | 03 Dhj 2021 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Gjermania po kalon nëpër një moment të keq sa i përket pandemisë COVID-19.

Numrat e të infektuarve me virusin janë rritur ndjeshëm kohëve të fundit dhe shteti ka marrë masa të reja, masa që kanë prekur edhe futbollin.

Qeveria gjermane ka vendosur që në stadiumet e futbollit mos të ketë më shumë se 15 mijë tifozë.

Kjo ka prekur jashtëzakonisht shumë klubet e mëdha që kanë stadiume më të mëdha se sa 30 mijë tifozë.

Borussia Dortmund është njëra nga skuadrat që stadiumi i tyre thuajse gjithmonë është i stërmbushur dhe kishin shitur më shumë se 50 mijë bileta për ndeshjen derbi ndaj Bayern Munich.

Por me tu futur në fuqi masat e reja, Dortmund është detyruar që t’ia rikthejë paratë tifozëve që kanë blerë biletat më vonë.

Kësisoj në derbin e madh të Bundesligas, në Signal Iduna Park do të jenë vetëm 15 mijë tifozë.

Këto masa pritet të jenë në fuqi së paku deri në fund të këtij viti.

Të ngjashme