Mascherano shpreson që Barcelona të nënshkruajë përsëri me Neymarin

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e Barcelonës, Javier Mascherano shpreson se ish-skuadra e tij mund të ri-nënshkruajnë me Neymar nga Paris Satint-Germain.

Mascherano tani është me Estudiantes dhe luajti me Neymarin te Barcelona për disa vite.

Megjithatë, argjentinasi dëshiron që sulmuesi brazilian të kthehet përsëri tek klubi nga Camp Nou, me të cilin është duke u lidhur tash e një kohë.

“Nj ditë, unë pashë përsëri finalen në Berlin dhe ajo treshja e sulmit, Neymar, Suarez dhe Messi krijonte gjëra mbresëlënëse”, ka thënë fillimisht Mascherano.

“Secili prej tyre kishte një pozicion në ekip, presionin pasi humbnin topin dhe kontrollin”.

“Ata shtuan një avantazh vdekjeprurës në lojën tonë. Shpresoj që Ney të kthehet në Barcelona dhe ata të luajnë përsëri së bashku”.

“Do të ishte shumë e bukur për klubin dhe tifozët”, përfundoi argjentinasi.

Të ngjashme