Mascherano tërhiqet nga futbolli aktiv

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Javier Mascherano është tërhequr nga futbolli aktiv në moshën 36-vjeçar. Futbollisti me më së shumti paraqitje në përfaqësuesen e Argjentinës, të dielën ka njoftuar për vendimin pas humbjes 1:0 të skuadrës së tij Estudiantes nga Argentinos Juniors, raporton Reuters.

“E kam jetuar 100% profesionin, maksimumin që mundem, dhe për një kohë tash po bëhej më e vështirë. Nganjëherë nuk e zgjedh fundin, ndodh vetë”, ka thënë Masherano.

Mascherano gjatë karrierës ka luajtur për skuadra si River Plate, Corinthians, Liverpool, West Ham United e Barcelona ndër të tjera. Te Barcelona e pati periudhën më të suksesshme, duke fituar 19 tituj në tetë vjet, përfshirë pesë herë La Ligan dhe dy herë Ligën e Kampionëve.

Me Argjentinën ka luajtur 147 ndeshje, është paraqitur në katër kampionate botërore. Ka fituar dy medalje të arta olimpike në vitin 2004 dhe 2008.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme