Matematikanët parashikojnë fituesin e Rusia 2018

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 12:32 | Nga

Kërkuesit e Universitetit të Insbrukut në Austri kanë vendosur që të bëjnë disa llogari mbi Botërorin Rusia 2018 duke marrë në shqyrtim 26 kompani bastesh për të treguar favoritët e këtij Botërori.

Koeficentët e kompanive të basteve për ndeshjet e Botërorit i kanë përllogaritur me anë të formulave dhe kanë dalë në përfunim se Gjermani dhe Brazili janë pretendentët kryesorë.

“Finalja më e mundshme, me një probabilitet 5.5% është Gjermani-Brazil dhe këta të fundit kanë shansin për t’u hakmarrë për gjysmëfinalen e humbur në 2014”, tha një nga bashkautorët e studimit, profesori Akim Cailais.

Sipas studimit Brazili ka 50.6% mundësi për ta fituar finalen e Botërorit kundrejt 49.4% të Gjermanisë.

Pas Brazilit dhe Gjermanisë, dy ekipet e tjera favorite janë Spanja (12.5%) dhe Franca (12.1%). Gjysmëfinalja më e mundshme do të jetë Brazil-Francë (9.4%) dhe Gjermani-Spanjë 9.2%, përcjell albeu.

Ndërsa vendi pritës, Rusia ka 28.9% shanse që të shkojë në çerekfinale, por shanset për të triumfuar në vendin e tyre i kanë vetëm 2.1%.

“Kompanitë e basteve duan të fitojnë sa më shumë para dhe koeficientët i vendosin në mënyrë sa më realiste që të jetë e mundur, duke marrë në konsideratë jo vetëm statistikat historike, por edhe shortin, madje edhe lojtarët e dëmtuar”, shtoi profesor Cailais.

Kjo skuadër matematikanësh ka parashikuar saktë se Spanja do të triumfojë në Botërorin e 2010-ës, ndërsa në Brazil 2014 parashikoi saktë tre nga katër ekipet gjysmëfinaliste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme