Matiq zgjat kontratën me United-in

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Serbisë, Nemanja Matiq, e ka zgjatur kontratën ne Manchester United-in deri në qershor të vitit 2023.

31 vjeçit që iu bashkua Djajve të Kuq në qershor të 2017-ës pritej t’i skadonte kontrta në qershor të vitit 2021.

“Si lojtar, kam shumë për të dhënë dhe për të arritur në karrierë dhe do të jetë nder i madh që ta bëj këtë me Manchester United-in.

Matiq ka luajtur në 27 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, dhe pritet të jetë aset i rëndësishëm i klubit anglez edhe në vitet në vijim./KK

Të ngjashme