Matthaeus e kritikon Neymarin: Lojtari më i mirë në botë nuk aktron kështu

Prishtinë | 04 Kor 2018 | 20:42 | Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares gjermane, Lotthar Mathaus i ka bërë thirrje njërit prej lojtarëve më të mirë në botë, Neymar’it, të mos simulojë gjatë ndeshjeve.

“Ai është njëri ndër pesë lojtarët më të mirë në botë, pse ka nevojë të aktrojë? Nuk i sjell simpati dhe nuk është mirë për të”, tha Matthaeus.

“Maradona nuk aktronte, Messi nuk aktron. Ronaldo është aktorë në tjetër në tjetër mënyrë, por jo kështu. Lojës i duhen lojtarë si Neymar, por jo kështu”, theksoi Matthaeus.

Gjermani 57 vjeç poashtu vlerësoi se lojtarët kolumbianë aktruan shumë në përballje me Anglinë në Kupën e Botës, të mërkurën.

Matthaeus kujtoi se edhe më 1990, Valderama i Kolumbisë simulonte shumë, dhe këtë ia kujtoi paraqitja e kolumbianëve ndaj Anglisë,

“Duke e shikuar Kolumbinë mu kujtua se si ai (Valderama) aktronte dhe provokonte. Por, më 1990, Kolumbia e kishte vetëm Valderaman, tani ishin 5 apo 6 lojtarë të tillë. Nuk më pëlqejnë aktrimet dhe provokimet”, derklaroi Matthaeus.

Neymar u kritikua se simuloi në disa raste në fitoren e fundit ndaj Meksikës në Kupën e Botës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme