Matuidi transferohet në MLS te ekipi i David Beckham

Prishtinë | 13 Gus 2020 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Blaise Matuidi do ta vazhdojë karrierën në Amerikë.

Zyrtarisht ai është lojtar i skuadrës në MLS, Inter Miami, e cila është në pronësi të legjendës së futbollit, David Beckham.

Lajmin tashmë e ka konfirmuar vet klubi i Beckham.

Lojtari u shpreh i lumtur për këtë ndryshim të madh në karrierë, vendim të cilin thotë se e mori për shkak të shokut, David Beckham.

33 vjeçari ishte pjesë e Juves që nga viti 2017.

Ai bëri 133 paraqitje me fanellën e Zonjës së Vjetër dhe shënoi 8 gola. 

Të ngjashme