Maurizio Sarri e do Elseid Hysajn në Chelsea

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Menaxheri i Chelsea, Maurizio Sarri dëshiron që nga ish skuadra e tij, Napoli ta marrë me vete edhe një futbollist.

Bëhet fjalë për përfaqësuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, vlera e të cilin llogaritet 45 milionë euro, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.

Italiani thuhet se është interesuar që ta huazojë 24 vjeçarin, por që Napoli në anën tjetër është më i interesuar për shitjen e përhershme të tij.

Chelsea ka qenë e lidhur me blerjen e Hysajt edhe në verën e kaluar dhe duket se do ta rindezë interesimin e saj edhe në javët në vijim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme