Maurizio Sarri vendos për Milik, Napoli ia cakton çmimin sulmuesit polak

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ia ka bërë të qartë krerëve të klubit se e dëshiron transferimin e Arkadiusz Milik, transmeton Gazeta Metro.

Juventusi tash e një kohë është duke e kërkuar transferimin e sulmuesit polak, i cili është dëshirë edhe e ish trajnerit të Napolit dhe tash të Juventusit.

Maurizio Sarri besohet se ia ka bërë të qartë krerëve të klubit se e dëshiron transferimin e 26 vjeçarit, i cili shihet si zëvëndësues i Gonzalo Higuainit.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se Napoli po kërkon 40 deri në 50 milionë euro për shitjen e tij. Milik ka kontratë të vlefshme me Napolin deri në vitin tjetër dhe napolitanët janë të ‘detyruar’ ta shesin në këtë afat kalimtar, për të mos u larguar lojtari me parametra zero në vitin e ardhshëm.

Akadiusz Milik ka shënuar 12 gola në 22 paraqitje të tij me Napolin gjatë këtij sezoni. 

Të ngjashme