Mavraj: Barazimi me Bayernin na jep besim

Prishtinë | 02 Tet 2016 | 13:11 | Nga

Kölni befasoi Bayernin me një barazim 1-1 në “Allianz Arena”. Mërgim Mavraj që ishte një ndër lojtarët më të mirë të Kölnit në fushë, duke qenë vendimtar me ndërhyrjet e tij gjatë gjithë lojës.

Një pikë shumë e rëndësishme dhe që ruan pathyeshmërinë e Kölnit në Bundesligë, me mbrojtësin e kombëtares shqiptare që shprehet i bindur se skuadra e tij mund të përballojë çdo kundërshtar.

“Ky rezultat na jep besim dhe shpresë për të ardhmen dhe na bën të ndihemi krenar për atë që po japim në fushë. Treguam se nuk kemi pse t’i druhemi askujt nëse luajmë ashtu sic dimë, me kujdes dhe duke ruajtur pozicionet tona, sepse nëse shthuremi paksa, atëherë mund të na bëhet ndeshja e vështirë, sic ndodhi në fakt në pjesën e parë të lojës”.

Mavraj në këtë sezon ka qenë një lider në repartin e mbrojtjes dhe pas ndeshjes me Bayernin ishte një ndër lojtarët më të vlerësuar dhe në mediat gjermane për paraqitjen që bëri në fushë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme