Mavraj: Italianët ishin nervoz, por u treguan skuadër e madhe

Prishtinë | 10 Tet 2017 | 09:05 | Nga

Mavraj ka zbuluar se lojtarët italianë kanë qenë nervozë në fillimin e takimit, por kanë treguar më pas se janë një skuadër e madhe duke na ndëshkuar në pjesën e dytë.

“Kanë qenë nervozë. E kanë ditur që janë nën presion pasi nuk tolerohej një humbje ndaj Shqipërisë. Por janë treguar të durueshëm dhe pritën momentin dhe na ndëshkuan. Treguan që janë një skuadër e madhe”, tha Mavraj pas takimit.

I pyetur se a janë ndjerë diferencat mes lojtarëve në fushë, Mavraj ka thënë se duke dhënë maksimumin, nuk ka pasur asnjë diferencë mes dy skuadrave.

“Për një ndeshje si e sotmja nuk ka rëndësi se ku luajmë. Nuk është treguar diferenca mes lojtarëve që luajnë te Juventusi apo Milan dhe lojtarëve tanë”, tha Mavraj.

I pyetur se kë do të preferonte në mbrojtje si partner, Mavraj ka thënë me shaka se shpreson të rikthehet Lorik Cana.

Më pas, thotë se edhe me Veselin është ndjerë mirë në mbrojtje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme