Mayweather: Do të bëhem një prej trajnerëve më të mirë në botë

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Boksieri i njohur, Floyd Mayweather ka thënë se do të bëhet “një prej trajnerëve më të mirë në botë” dhe se do të shkoj hapave të axhës së tij të ndjerë.

Ish-trajneri Roger Mayweather ka vdekur më 17 mars në moshën 58-vjeçare, pas shumë viteve me probleme shëndetësore.

Rogeri edhe vet ishte kampion i botës, ndërsa e ka ushtruar nipin e tij dhe e ka ndihmuar atë që të bëhet prej boksierëve më të mirë në histori të sportit. Legjenda Mayweather ka përfunduar karrierën me bilanc prej 50 fitoreve.

“Kam pasur trajnerë të jashtëzakonshëm, ku përfshihen babai im dhe axha im”, ka shkruar Floyd Mayëeather në rrjetet sociale të premten.

“Pas vdekjes së axhës, ndihem i inspiruar të ndihmojë personat rreth meje në mënyrën e njëjtë si më kanë ndihmuar ata mua gjatë karrierës në boks”.

Mayweather, që ka thënë se axha i tij ishte prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën e tij, tashmë ka mbajtur një seancë stërvitore me nipin e tij dhe djalin e madh.

Boksieri amerikan ka theksuar se bllokada gjatë pandemisë i ka mundësuar të shoh rëndësinë e unitetit dhe rëndësinë e ndihmës për rritjen e të tjerëve.

“Në kohën kur duhet të mbajmë distancë me të tjerët, kam reflektuar për atë se si dua të bëjë dallimin në jetën e njerëzve dhe si t’i ndihmojë për të arritur synimet”, ka shtuar Mayweather.

“Një trajner i vërtetë e dëshiron më të mirën nga boksierët e tij dhe i shtynë ata në limite. Jam i ri në këtë profesion, pasi gjithnjë kam qenë në anën tjetër”.

Të ngjashme