Mayweather e fiton Luftën e Shekullit

Prishtinë | 27 Gus 2017 | 10:11 | Nga

Floyd Mayweather e ka mposhtur irlandezin Conor McGregor, në ndeshjen që u zhvillua sot në Las Vegas.

Mayweather e fitoi meçin që ishte ndër më të rëndësishmit në historinë e boksit, titulluar ndryshe “Lufta e Shekullit” ndaj luftëtarit të MMA McGregor.

Fitorja boksierit amerikan i erdhi me nokaut teknik në raundin e 10-të, pas vendimit të gjyqtarit. McGregor e filloi shumë mirë luftën duke dominuar fillimin e saj, mirëpo përvoja e Maywaeather bëri që ai të rikthehej dhe të fitojë meçin ndaj kundërshtarit 11 vjet më të ri.

Me fitoren që arriti pas rikthimit nga pensionimi, Floyd kompleton 50 fitore pa asnjë humbje në karrierën e tij profesioniste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme