Mayweather, i interesuar ta blejë klubin e Premierligës

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Ikona e boksit po planifikon të investojë në futbollin anglez dhe ia ka vënë syrin klubit Bardhezi

Ikona e boksit, Floyd Mayweather Jr është i interesuar të investojë në futbollin anglez.

Ish-boksieri amerikan ia ka vënë syrin klubit të Premierligës, Newcastle United.

Ai e ka zbuluar dëshirën e tij gjatë një organizimi promocional në Angli.

Mayëeather e ka një statistikë të pabesueshme prej 50 fitoresh në boksin profesionist, pa e pësuar asnë humbje.

Ai e kishte mposhtur yllin e arteve të përziera marciale, Conor McGregor në gusht të vitit 2017.

Ndërkaq, nuk përjashtohet mundësia që sivjet të ketë rimeç në mes tyre.

43 vjeçari, pesë herë kampion bote, ka një pasuri prej 1 miliard dollarësh. 

Të ngjashme